Lajme

Zogaj: Kurti kishte premtuar “Reciprocitet me Serbinë”, por sot importet nga Serbia jane rritë dukshëm në krahasim me vitin paraprak

06/07/2022 20:07
nga:Astrit Gashi

Opinionisti Petrit Zogaj ka kritikuar Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se një prej premtimeve më të zëshme të tij më 14 shkurt ishte “Reciprociteti me Serbinë”, duke shtuar se po del pikërisht e kundërta, pasi në bazë të raportit më të ri të CEFTA-s, po del se “pikërisht në vitin 2021, kur LVV e Kurti kanë qeverisë me Kosovën, importet nga Serbia janë rritur dukshëm në krahasim me vitin paraprak, raporton Gazeta Blic.

“Nje prej premtimeve me te zeshme ne zgjedhjet e 14 Shkurtit ka qene “Reciprociteti me Serbine.” KM Kurti e kishte thene qartazi qe reciprociteti me Serbine do te jete “ceshtje javesh, e kurresesi muajsh.

Ironia e gjithe ketij premtimi po del te jete qe pikerisht ne vitin 2021, kur LV e Kurti kane qeverise me Kosoven, importet nga Serbia jane rrite dukshem ne krahasim me vitin paraprak, ne gjysmen e te cilit LDK dhe KM Hoti kishin qeverise.

Me rendesi me qene kunder Ballkanit te Hapur dhe me i rrite importet nga Serbia”, ka shkruar Zogaj, raporton Gazeta Blic.