Lajme

Zogaj: Kurti mjeshtër i rrallë në politikë, gjithë këtë rrëmujë në qeveri e parti që të shkohet sa më shpejt në zgjedhje

10/06/2022 18:15
nga:G B

Analisti Petrit Zogaj ka thënë se Kurtit i është shpartalluar partia e qeveria, ndërsa GP është një hajgare e madhe, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti mund të jetë mjeshtër i rrallë në politikë, vetëm nëse është duke e bërë gjithë këtë rrëmujë që të shkohet në zgjedhje sa më shpejt.

Zogaj po ashtu ka thënë se Kurti e ka kuptuar se sa më e shpejtë rënia e qeverisë, më e ngadalshme rënia e partisë.

Postimi i tij i plotë:

Partia i eshte shpartallu, qeveria po ashtu, grupi parlamentar nje hajgare e madhe tashme. Albin Kurti mundet me qene mjeshter i rralle ne politike vetem nese gjithe kete rremuje ne qeveri e parti eshte duke e bere, leju e orkestru per arsye qe me shku ne zgjedhje sa me shpejt. Ai tashme e ka kuptu, sa me shpejt renia e kesaj qeverie, aq me e ngadalshme renie e partise. Nje film te tille e kemi pare me 2010. S’po them kush ka qene me qeveri atehere.