Lajme

Zogaj: Kurti kërkoi votën për ta përmirësuar gjendjen në veri, në muajin e pestë i ndërtohet universiteti paralel

08/21/2021 23:00
nga:M K
Njohësi i zhvillimeve politike, Petrit Zogaj, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Kurti ndaj ndërtimit të gurthemelit të universitetit paralel në veri.
Sipas tij, Kurti kërkoi votën për ta përmirësuar gjendjen në veri, porse në vetëm pesë muaj qeverisje, i ndërtohet universiteti, madje ai nuk e thotë as edhe një fjalë të vetme për këtë, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Nderrimi i pushtetit me 14 Shkurt, sipas apologjeteve te tij, ka ardhe edhe si rezultat qe pushtetet paraprake nuk kane tregu “dhembet” ne menaxhimin e veriut te Kosoves. Pra, sipas tyre, me “ardhjen tone” situata ne ate pjese te Kosoves do te permiresohet ne favor te shteti te Kosoves. Nderkohe qe, ne muajin e pese te qeverisjes, strukturat paralele ndertojne nje “universitete” atje. Dhe jo qe s’kemi pare aksione qe do te ndalnin nje ndertim te tille, por as edhe te vetmen deklarate ne lidhje me kete zhvillim. KM Kurti as qe i behet vone qe te thote nje fjale perkitazi me kete ceshtje. Nje pjese e nomenklatures qe e mbeshtete kete qeveri, thone qe “po te nderhyjme atje, do te perkeqesohet gjendja,” duke vazhduar te fajsojne qeverite e kaluara per gjendjen. Po mire, pse atehere keni kerkuar pushtetin pikerisht duke thene qe do te permiresojme situaten ne kete pjese te territorit? Apo vetem e vetem sepse jeni nje grumbull demagogesh?
https://www.facebook.com/petrit.zogaj/posts/10157960448816968
/GazetaBlic/