Alban Zogaj i LDK-së ka reaguar ndaj thirrjes së seancës së jashtëzakonshme për çështjen e Presidentit, duke e cilësuar atë të pakuptimtë dhe të paprecedentë, raporton GazetaBlic.
Ai ka theksuar se një ditë para përfundimit të afatit po thirret seancë për diskutim rreth Presidentit, duke ngritur pyetje nëse bëhet fjalë për një tjetër “show” apo “hajgare” me institucionet e vendit.


