Analisti Petrit Zogaj, thotë se në publikimn e Fondit Monetar Ndërkombëtar-Perspektiva Ekonomike Botërore, për rritjen reale të GDP-së, Kosova është shteti i vetëm në Evropë pa të dhëna në këtë vlerësim.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës ose nuk i ka ofruar të dhënat FMN-së ose të dhënat që i ka ndarë nuk janë vlerësuar të besueshme.
Tutje Zogaj, thotë se “Kishte me qene interesant me e pa arsyetimin e Qeverise per kete”.
Shkrimi i plotë i tij:
Ne publikimin e FMN-se World Economic Outlook, Prill 2022, per rritjen reale te GDP-se, Kosova eshte i shteti i vetem ne Evrope pa te dhena ne kete vleresim. Tash, ose Qeveria e Kosoves nuk i ka ofru te dhena FMN-se, ose te dhenat qe i ka nda me ta nuk jane vleresuar si te besueshme per rritjen ekonomike per 2022. Kishte me qene interesant me e pa arsyetimin e Qeverise per kete.
Perndryshe, nese shikohet lista ne excel, parashikimi i rritjes per kete vit eshte 2.8%, qe eshte nder me te ultat ne rajon.


