Lajme

Zogaj: Kësaj radhe ishte Insajderi, pastaj vijnë të tjerët!

04/17/2021 15:51
nga:Y I

Pas intervistimit nga Policia të drejtorit të Insajderit, Parill Olluri, në lidhje me publikimin e kontratës mes MSH-së dhe kompanisë Pfizer, ka reaguar edhe njohësi i çështjeve politike, Petri Zogaj, raporton Gazeta Blic.

Zogaj thotë se mbrëmë u kërkua që Prokuroria të aktivizohet kundër Insajderi, më vonë as këtë kërkesë s’do ta bëjnë, prokuroria do te ndjeke njerez ende pa e hapur gojen qeveria.

“Kur deshton, kur e kupton qe do te deshtosh, te duhet me kriju armiq, kesaj radhe eshte Insajderi, pastaj, vijne tjeret dhe ne fund te vetet’ shkruan Zogaj në Facebook.

Reagimi i plotë:

Mbreme kerkuan qe prokoruria te aktivizohet kunder Insajderit, me vone as kete kerkese s’do ta bejne, prokuroria do te ndjeke njerez ende pa e hapur gojen qeveria.

Kur deshton, kur e kupton qe do te deshtosh, te duhet me kriju armiq, kesaj radhe eshte Insajderi, pastaj, vijne tjeret dhe ne fund te vetet.

Cfare kronike e paralajmeruar.

Valon Syla: Me gjasë Arben Vitia e humbi kandidaturën për kryetar të Prishtinës