Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj thotë se katër kryetarët në komunat e veriut duhet të japin dorëheqje, raporton GazetaBlic.
Zogaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se dorëheqja e tyre do t’i bënte një shërbim të madhë vendit, pasi sipas tij, këtu i ngathët është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Tutje Zogaj shton se, qëndrimi i “dhunshëm” i katër kryetarëve në komunat e veriut, do të ketë pasoja të mëdha për Kosovën.
Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:
Akti i vetem patriotik i 4 kryetareve ne komunat veriore te Kosoves, eshte doreheqja e tyre e perbashket dhe e menjehershme. Nje deklarate ku shkruhen dy fjali doreheqjeje, do t‘i’a krijonin Kosoves nje mundesi te rikthimit ne dialog dhe do te rikthenin nje shprese per dalje nga ky qorrsokak qe eshte futur vendi.
Me nje fjale, duke pare kete ngathtesine e KM Kurti per te gjetur nje rrugedalje, kryetaret ne ato komuna do t’i benin nje sherbim te madh vendit.
Cdo dite e qendrimit te tyre si kryetare te “dhunshem” ne ato komuna, eshte vec rendim i demeti qe Kosova ne fund do ta paguaj jo edhe aq lire.


