Lajme

Zogaj: Jemi befasuar me largimin e PDK-së nga koalicioni

02/28/2024 21:39
nga:Sh R

Situata e krijuar në komunën e Prishtinës pas daljes nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, ishte tema e sontme e diskutimit në emisionin Rubikon, në Klan Kosova.

Lidhur me këtë, ka folur nënkryetari i kryeqytetit Alban Zogaj.

Zogaj tha se kanë qenë të befasuar me largimin e PDK-së nga bashkëqeverisja.

“Kjo prishje ishte e panatyrshme dhe e hershme”, tha Zogaj.

I dyti i Prishtinës foli rreth shkarkimeve të drejtorëve nga radhët e Partisë Demokratike.

“Shkarkimi i parë vjen si rezultat i performancës së ulët, në një prej problemeve më të mëdha që e kemi në kryeqytet. Ne kemi bërë një anketë të madhe me gati 10 mijë respondentë në kryeqytet. Problemi më i madh i Prishtinës, na del prej qytetarëve të Prishtinës prej 10 mijë familjeve, menaxhimi i mbeturinave”, tha numri dy i kryeqytetit.