Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, në një vjetorin e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme, ku Lëvizja Vetëvendosje, fitoi mbi 50% të votave, ka kujtuar një premtim të kryeministrit, Albin Kurti, raporton Gazeta Blic.
Zogaj ia ka kujtuar Kurtit deklaratën që; prokurori/kryeprokurori do të jetë njeriu më i famshëm në Kosovë. Ndërsa, një vit pas, Zogaj thotë se i vetmi person i famshëm që e mbështet këtë qeveri është Tomë Gashi.
Shkrimi i plotë nga Petrit Zogaj:
Para 1 viti, Kurti premtonte qe “prokurori/kryeprokurori do te jete njeriu me i famshem ne Kosove”. E pas 1 viti, i vetmi njeri i famshem, e qe e mbeshtete kete qeveri eshte Tome Gashi, nje njeri qe ushtroi dhune ndaj nje qytetari ne sheshin e Prishtines.
Ah po, ndoshta ne kete liste te te famshmes eshte edhe Donika Gervalla me lapsuset e saj. ?