Lajme

Zogaj: Duhet me qenë goxha optimist që me i kërku presidentes me u distancu nga sulmi që bën burri i saj ndaj medias

02/09/2022 21:03
nga:Q R

Analisti Petrit Zogaj, ka komentuar gjuhën e bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, shkruan Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se gjuha e presidentes ndaj medias, gazetareve apo edhe ndaj kujtdo qe nuk mendon si presidentja (nese ajo vertete mendon) është zgjatim i gjuhës të burrit të saj.

Postimi i plotë:

Duhesh me qene goxha optimist qe me i kerku presidentes me u distancu nga sulmi qe ben burri i saj ndaj medias dhe gazetareve. Gjuha e presidentes ndaj medias, gazetareve apo edhe ndaj kujtdo qe nuk mendon si presidentja (nese ajo vertete mendon) eshte zgjatim i gjuhes te burri te saj. Keto dy figura komike, por qe kane shume pushtet, pa dyshim qe ia redaktojne statusat njeri-tjetrit para se me i postu ne facebook. Ky eshte rezultati i revolucionit te 14 shkrutit.