Lajme

Zogaj deklarohet pas intervistimit, tregon pse u ftua nga Policia

09/08/2023 22:30
nga:Y I

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas lajmit se është intervestuar nga Policia.

Zogaj ka deklaruar se është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, në ndërlidhje me rastin e ndalimit të tre zyrtarëve komunal të Komunës së Prishtinës.

“Ky rast ndërlidhet me nënshkrimin e disa kontratave mbi vepër, të cilat ne si qeverisje i kemi trashëguar nga qeverisja e kaluar. Sipas kërkesave të drejtorive përkatëse, këto kontrata mbi vepër kanë qenë pozicione të domosdoshme për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve të Prishtinës” tha Zogaj në reagimin tij raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Krimet ekonomike intervistojnë nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj