Lajme

Zogaj: Budallallëk të bëhen thirrje për bllokim të Listës Serbe në Kuvend, kur Kosova ka ndërmarrë aksione për shpartallim të bandave në veri

09/29/2023 17:34
nga:G B

Analisti politik Petrit Zogaj, e ka quajtur budallallëk thirrjen për bllokim të deputetëve të Listës Serbë në Kuvend, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk duhet bërë thirrje të tilla, aq më pak aksione të tilla, kur Kosova ka ndërmarrë aksione për shpartallim të bandave në veri.

Ai ka shtuar se shpreson që ka njerëz që mendojnë pak më shumë në Kuvend.

Postimi i tij i plotë:

Eshte budallaki e madhe thirrja per bllokim te deputeteve te Listes serbe ne Kuvendin e Kosoves. Nuk duhet me u be keso thirrjesh, e aq me pak me be keso aksione, kur Kosova ka ndermarre disa aksione per shpartallimin e bandave me veri. Po shpresoj qe ka njerez qe mendojne pak me shume ne Kuvend.