Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka folur rreth debatit të ashpër që u zhvillua sot mes Dimal Bashës dhe Rrahman Jasharajt, raporton GazetaBlic.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Zogaj ka ironizuar me Bashën ku i thotë se nëse ke qenë nxënës i dobët në shkollën fillore, gjasat janë të mbetësh i njejtë edhe kur të rritesh.
“Njëkohësisht po i thotë mësimdhënësve siç keni sakrifikuar në kohën e Millosheviqit, bëjeni edhe tash një sakrificë të vogël në kohën e Albinit. Shife ti çfarë paralelesh nxjerr një nxënës i dobët”, ka shkruar Zogaj.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Nese ke qene nxenes i dobet ne shkolle fillore e te mesme dhe njekohesisht bandit, gjasat e mira jane qe te mbetesh i njejte edhe kur te rritesh, pa marre parasysh nese merr ndonje diplome faktulteti.
Ky perfaqesuesi i popullit, pos ne shkolle te mesme, po tregohet i dobet, i paedukate e me plot probleme bazike te miresjelljes edhe tash.
Njekoheissht po i thote mesimedhenesve sic keni sakrifikuar ne kohen e Millosheviqit, bejeni edhe tash nje saktifice te vogel ne kohen e Albinit. Shife ti cfare paralelesh nxjerr nje nxenes i dobet.


