Lajme

Zogaj: Albin Kurti si Hashim Thaçi, heq pagesat e studentëve në ditën e dytë të fushatës

09/17/2021 15:55
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka folur në lidhje me vendimin e Qeverisë Kurti për arsim publik falas, raporton Gazeta Blic.

Zogaj duke komentuar këtë vendim thotë se Albin Kurti është vetëm shtatë vjet më i vonë se Hashim Thaçi.

Ai thotë se një gjë të tillë e kishte bërë edhe Thaçi në 2014 ku para fushatës elektorale i kishte ulur pagesat për studentë nga 50 euro në 25 euro ndësa tani Albini në ditën e dytë të fushatës i bën zero tarifat për studentë.

“Ky po qe eshte ndryshimi i kerkuar” shkruan Zogaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Albin Kurti eshte vetem 7 vjet me i vone se Hashim Thaci. Ky i fundit, me 2014, para fushates zgjedhore, i pati ule pagesat per studente per 50%, ne te gjitha kategorite.

Psh, nga 50 euro per semester e pati be 25 euro.

Tash, Albini, vetem ne dite e dyte te fushates zgjedhore, del dhe thote qe do te heqim pagesen per studentet, nga 25 ne zero. Ky po qe eshte ndryshimi i kerkuar.