Lajme

Zogaj: Albin Kurti e ka një “luftë” të nisur para 20 dite

09/17/2022 22:09
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Petrit Zogaj ka reaguar pas deklaratës së kryeninistrit Kurti se në Kosovë mund të ketë sërish luftë.

Sipas tij, kryeministri Kurti tash e 20 ditë r ka një “luftë”, e ajo është greva në arsim, raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

KM Kurti e ka nje “lufte” te nisur para 20 dite, e ajo eshte greva ne arsim. Si KM qe eshte, ai nuk po tregon as gatishmerine e as aftesine qe te fitoje kete lufte.

Duke deshtuar brenda vendit, ne shumicen e ceshtjeve qe po perballet, pa asnje pergjegjesi jep intervista ne media te huaja duke paralajmeru per nje lufte te mundshme me Serbine.

Percaktohu kryeminister-ose ben thirrje per investime te huaja, duke ofru siguri e energji per kompanite qe dojne me investu ne Kosove, ose kerkon armatim nga vendet qe jane te gatshme me te dhene. Te dyjat bashke nuk shkojne.