“Vendimet e Millosheviqit nuk jetojnë në shekullin tonë”.
Kështu kishte deklaruar kryeministri Kurti kohë më parë, derisa kundërshtonte fuqishëm zbatimin e vendimit për dhënien e tokës së Manastrit të Decanit.
Megjithatë, ky kundërshtim i ‘fuqishëm’ i Kurtit nuk ka zgjatur shumë.
Ai sikurse në shumë vendime tjera, është tërhequr nga qëndrimi i dikurshëm.
Kurti e obligoi Agjencinë Kadastrale të Kosovës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokat e Manastirit të Deçanit.
Albin Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, me fjalime të zjarrta, për shumë vite e kundërshtuan vendimin që 24 hektarë tokë t’i jepen Manastirit të Deçanit.
Më 2013, për dallim nga sot, Kurti nuk e kuptonte se çka i duhen priftërinjve serbë ato toka, të cilat tash i veshur me petkun e kryeministrit po pajtohet që t’ia japë në heshtje.
Ky nuk është qëndrimi i vetëm nga i cili është tërhequr Kurti. Gjatë javës që lamë pas ai është tërhequr edhe nga një tjetër vendim. Praktikisht u ka hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të vendit.
Ndërkohë, sa i përket këtyre vendimeve të kryeministrit ka qëndrime të ndryshe.
Ish- presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli vlerëson se vendimi i Kurtit për Manastirin e Decanit ka qenë i pritur.
Ai për emisionin “Expose” prodhim i Gazeta Blic tha se na pëlqen apo jo, ka qenë një obligim ndërkombëtar dhe nuk është momenti që tani të fajsohet Qeveria.
Emisioni dokumentar “Expose” transmetohet sonte nga ora 21:30 në Kanal 10 dhe live në Youtube!