Kroacia u rikthye në stërvitje pas disfatës ndaj Argjentinës, pasi që nesër do të kërkojë vendin e tretë në ndeshjen ndaj Marokut.
Një stërvitje e lehtë, edhe më e qetë për ata që u rreshtuan një ditë më parë dhe një dialog mjaft i thjesht me shtypin kroat të pranishëm aty, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kjo nuk është një finale e vogël, kjo është një finale e madhe”, theksoi në një prononcim trajneri kroat, i cili kujtoi një premtim: “Kur të kthehemi në Kroaci, të gjithë ftohen për drekë”.
Dalic la pa përgjigje interesante për një pyetje provokuese – “Shpresoj të mos jetë në një restorant italian…” – në aludim për gjyqtarin Daniele Orsato që vendosi penalltinë e diskutueshme që dha 1-0 në favor të Argjentinës në ndeshjen gjysmëfinale.
/GazetaBlic Sport/