Pavarësisht se do të përballet me jo më pak se tetë muaj qëndim jashtë fushe, Zlatan Ibrahimovic tashmë ka bërë të ditur se synon të luajë të paktën edhe një sezon.
Në këtë kuptim, dhe duke marrë parasysh se vetëm nga janari i vitit 2023 suedezi mund të rikthehet në garë, Tuttosport kupton se, pas takimit me përgjegjësit e Milanit, Ibrahimovic u tregua i disponueshëm për të ulur ndjeshëm pagën e tij dhe për të zgjatur kontratën, përcjell GazetaBlic Sport.
Shumat duhet të jenë rreth 2 milion € neto në vit, plus plotësimet sipas objektivave. Duhet theksuar se sulmuesi 40-vjeçar është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Stefano Piolit, i parë si referencë për më të rinjtë, me peshë të padiskutueshme dhe zë drejtues në dhomat e zhveshjes.
/GazetaBlic Sport/


