Sporti

Zlatan Ibrahimovic: Shpresoj që të jem në Milano për gjithë jetën, dua një tjetër Scudetto

12/06/2021 09:14
nga:Lorik J

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, 40 vjeç, ishte i ftuar në programin italian të Rai3 “Che tempo che fa” të dielën mbrëma dhe foli sërish shumë për Milanin.

40-vjeçari, i cili ka kontratë deri në verën e ardhshme, shpreson për një vazhdimësi në skuadrën e Milanit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Dua të luaj sa më shumë. Nuk dua të pendohem që nuk vazhdova të luaj. Shpresoj që të jem në Milano për gjithë jetën”, thotë ai në program.

“Kam luajtur kundër Paolo Maldinit, tani luaj me djalin e tij Danielin, ndoshta mund të luaj edhe me djalin e Danielit.”

Në të njëjtën kohë, Ibrahimovic ende nuk e di se çfarë dëshiron të bëjë pas përfundimit të karrierës së tij.

“Nuk e di se çfarë më pret në të ardhmen pas futbollit. Kjo është arsyeja pse kam frikë të heq dorë”, thotë sulmuesi.

Ibrahimovic gjithashtu e ka të qartë se ka një synim të madh këtë sezon.

“Dua të fitoj një tjetër Sccudeto”, thotë ai.

Ibrahimovic ka gjashtë gola dhe dy asistime në 12 paraqitje këtë sezon. Milani kryeson Serie A me një pikë më shumë se Interi.

/GazetaBlic Sport