Sporti

Zlatan Ibrahimovic pritet të luajë në një film!

04/08/2021 16:20
nga:Lorik J

Pasi mori pjesë në festivalin e Sanremos, sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic spekulohet se do të marrë pjesë edhe në një film.

Në mediumet ndërkombëtare është raportuar se Zlatan Ibrahimovic mund të luajë në Asterix dhe Obelix, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo u konfirmua kur Ibrahimovic postoi një fotografi duke thënë ‘Antivirus’ në faqen e tij në Instagram, emrin e personazhit që ai do të interpretojë.

Zlatan mund të luajë në filmin Asterix që është bërë nga regjisori, Guillaume Canet.

Ky film pritet të publikohet në vitin 2022.

/GazetaBlic Sport