Sporti

Zlatan Ibrahimovic kthehet te Milani me një detyrë të re

11/09/2023 09:55
nga:E K

Zlatan Ibrahimovic (42) po kthehet në Milano, njoftoi Nicolo Schira dhe mediat italiane si Calciomercato. Sulmuesi legjendar e mbylli karrierën këtë verë si anëtar i klubit të Milanit dhe sipas Schira, ai duhet të bëhet pjesë e menaxhmentit të klubit. “Një fillim i ri i një historie të pafund”, shkroi Schira në X [ish Twitter].

Nga ana tjetër, Calciomercato pretendon se Ibrahimovic nuk do të jetë për momentin pjesë e departamentit të menaxhimit, por do të ketë rolin e një “këshilltari special” i cili do të punojë me lojtarët, por edhe me drejtuesit e klubit dhe të japë ide që “do të rrisë nivelin e konkurrencës së të gjithë klubit”, transmeton GazetaBlic Sport.

Cilado qoftë detyra e tij, duket se Ibrahimovic me të vërtetë po kthehet më pak se gjysmë viti pasi u largua nga klubi si lojtar. Milan aktualisht është në vendin e tretë në Serie A me 22 pikë, gjashtë më pak se Interi kryesor.

Ibrahimovic kaloi karrierën e tij fantastike në Malmo, Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milano, PSG, Manchester United dhe LA Galaxy.

Sipas Transfermarkt, në 827 ndeshje zyrtare ai ka shënuar 496 gola dhe ka shtuar 205 asistime. Ai ka fituar 32 trofe klubesh, ndërsa për kombëtaren suedeze ka shënuar 62 gola në 122 paraqitje.

/GazetaBlic Sport.