Sporti

Zlatan Ibrahimovic kërkon sonte golin e 400-të në nivel të klubeve

10/26/2021 20:12
nga:Mergim Rreci

Lojtari i katërt më i vjetër që ka shënuar në historinë e Serie A, pasi ndihmoi Milanin me një gol kundër Bolognas të shtunën në fitoren 4-2, Zlatan Ibrahimovic tani është në kërkim të golit të 400-të në ligat e ndryshme për të cilat ka luajtur.

Nëse godet rrjetën, sulmuesi 40-vjeçar suedez do të shënojë golin e 70-të në Serie A me Milanin, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai sonte nuk është përfshirë në formacionin startues, por që mund të aktivizohet dhe të shënojë ndaj Torinos.

/GazetaBlic Sport/