Sporti

Zlatan Ibrahimovic gati për kontratën e re, këto pritet të jenë dy largimet nga Milani

11/18/2021 09:41
nga:Mergim Rreci

Zlatan Ibrahimovic do të vazhdojë kontratën e tij me Milanin, duke nënshkruar një marrëveshje të re deri në qershor të vitit 2023, raporton La Gazzetta dello Sport.

Gjigantët e Serisë A thuhet se do të hapin bisedimet me sulmuesin e tyre pas merkatos së dimrit, përcjell GazetaBlic Sport.

Sulmuesi veteran është më  i paguari i Milanit me një pagë 7 milionë euro në vit dhe marrëveshja e tij aktuale përfundon në qershor 2022.

Ibrahimovic ndihet mirë në Milano dhe klubi është i kënaqur me paraqitjet e tij. Ndaj dy palët pritet të arrijnë një marrëveshje pa problem.

Ibra ka shënuar tre gola në tetë paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon dhe është i vendosur të qëndrojë në San Siro edhe për një vit

.

Sipas raportit, objektivi i Ibrahimovic është të luajë në Kupën e Botës 2022 që do të zhvillohet në Katar midis nëntorit dhe dhjetorit të vitit të ardhshëm.

Kuqezinjtë duan të finalizojnë zgjatjen e kontratës për Theo Hernandez, Rafael Leao dhe Ismael Bennacer përpara se të fillojnë negociatat me Ibra.

Zgjatjet e Alessio Romagnolit dhe Franck Kessié janë ndër prioritetet e Milanit, por të dy lojtarët nuk kanë gjasa të nënshkruajnë marrëveshje të reja në San Siro, që do të thotë se ata do të largohen në fund të kontratave të tyre në qershor 2022.

/GazetaBlic Sport/