Lajme

ZKM: Kurti ka pranuar një mori urimesh për fitoren në zgjedhje dhe mandatin e ri qeverisës

03/22/2026 12:07
nga:Genita C

Sipas njoftimit të ZKM-së, kryeministri Albin Kurti ka pranuar urime të shumta ndërkombëtare pas fitores në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe mandatit të ri qeverisës, raporton GazetaBlic.

Ndër uruesit përmenden kancelari gjerman Friedrich Merz, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri çek Andrej Babiš dhe ai i Luksemburgut Luc Frieden, si dhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë.

Sipas njoftimit, në urime është theksuar mbështetja për integrimin euro-atlantik, reformat, luftimin e korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.