Lajme

Zjarri përfshinë edhe një pjesë të Fushë Kosovës

08/01/2021 22:08
nga:Genita C

Ditën e së dielës, zjarri ka përfshirë edhe një pjesë të komunës së Fushë Kosovës.

Sipas pamjeve të cilat po qarkullojnë në rrjete sociale, shihet një pjesë e cila është kapluar nga flakët.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Komuna e Fushë Kosovës lidhur me rastin, teksa nuk dihet se cilat janë dëmet materiale të shkaktuara apo se a ka persona të lënduar.