Lajme

Zjarri përfshin një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë

12/10/2025 08:06
nga:G B

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot herët në mëngjes, në një ndërtesë në lagjen Kodra e Diellit, rruga “Shefik Miftari”, në Prishtinë.

Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve, policia dhe ekipi i emergjencës, raporton RTKlive.

Deri në këto momente nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa po ashtu nuk janë konfirmuar ende dëmet materiale që ka shkaktuar zjarri.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e incidentit.