Instituti i Mjekësisë Ligjore është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.
Nga Policia kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” se nga zjarri janë përfshirë dy zyra ndërsa nuk është raportuar për të lënduar.
Me të pranuar informatën nga Policia e Kosovës lidhur me incidentin e zjarrit në IML, ka dalë në vendin e ngjarjes Prokurori i Shtetit.
Kështu ka konfimuar për “Gazeta Blic”, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Ulaj tha se Prokurori i Shtetit ka lëshuar disa autorizime për kryerjen e ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes dhe nga të gjeturat e tyre eventualisht në rast të paraqitjes së elementeve të veprës penale do t’i ndërmerrë veprimet e mëtejme konform dispozitave të KPPRK-së.
“Ju njoftojmë se me të pranuar informatën nga Policia e Kosovës lidhur me incidentin e zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me të gjitha njësitë relevante për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të këtij incidenti”
“Prokurori i Shtetit ka lëshuar disa autorizime për kryerjen e ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes dhe nga të gjeturat e tyre eventualisht në rast të paraqitjes së elementeve të veprës penale do t’i ndërmerrë veprimet e mëtejme konform dispozitave të KPPRK-së.” deklaruan nga Prokuroria Themelore për “Gazeta Blic”.
Ulaj tha se Prokuroria në koordinim me Policinë dhe IML-në dhe instucionet e tjera relevante janë duke vazhduar ndërmarrjen e veprimeve hetimore.
“Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, IML-në dhe institucionet e tjera relevante janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore deri në sqarimin e plotë të rastit në fjalë” deklaroi Ulaj për “Gazeta Blic”
Kjo është hera e dytë që objekti i IML-së është përfshirë nga flakët brenda këtij viti.
/Gazeta Blic/