Lajme

Zjarri në shtëpi lë të vdekur babain, dy fëmijët dhe qentë

12/26/2021 15:09
nga:Q R

Një baba dhe dy nga djemtë e tij kanë vdekur pasi një zjarr në shtëpinë e tyre shpërtheu në mëngjesin e Krishtlindjeve.

Autoritetet thonë se zjarri filloi në shtëpinë e familjes King në orën 1:22 të mëngjesit të së shtunës në Quakertoën, Pennsylvania dhe vrau Eric King dhe dy djemtë e tij të vegjël, Liam dhe Patrick.

Gruaja e Eric Kingut, Kristin dhe djali më i madh i çiftit, Brady, mundën t’i shpëtonin flakëve ndërsa pjesa tjetër e familjes ishte e bllokuar brenda.
Dy anëtarët e mbijetuar të familjes u trajtuan në spital. Nga zjarri humbën jetën edhe dy qentë e familjes.

Zjarri kishte përfshirë shtëpinë kur mbërritën zjarrfikësit dhe flakët nuk u vunë nën kontroll deri në orën 2:34 të mëngjesit.

Zjarri filloi në zonën pranë pemës së Krishtlindjes dhe ndriçimit të saj, por autoritetet thonë se hetimi për shkakun zyrtar është në vazhdim.

Haradinaj kritikon Qeverinë për mungesë të trajtimit dhe kujdesit për invalidët e luftës