Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka lëshuar komunikatë për situatën me zjarret në Rugovë.
Policia në reagim ka thënë se nga data 30 korrik 2021 e deri me sot, jemi dëshmitarë të shumë zjarreve që kanë përfshirë komunat ne rajonin e Pejës e sidomos në parkun nacional në fshatin Shtupeq i Madh – Rugovë.
“Gjatë kësaj periudhe PK-së së bashku me partneret: FSK, Agjensioni i Emergjencave, Zjarrfikësit, Agjensioni për menaxhimin e parkut nacional, Kuvendet Komunale, Dogana po angazhohen ne vazhdimësi ne mënyrë qe zjarret te vihen nen kontroll dhe të shuhen tërësisht”, thuhet në komunikatë.
“Deri sa ne Komunat tjera situatën e kemi nen kontroll, zjarri ne fshatin Shtupeq i Madh ende nuk është venë nen kontroll të plotë”, bën të ditur policia.
Policia tutje ka thënë se dje në orët e pasditës pas rrezikut qe u kanosej disa shtëpive të fshatit nga zjarri, banorët janë evakuar nga to me qëllim të vetëm ruajtjen e jetës së tyre.
“Të njëjtit ende nuk janë lejuar te kthehen ne shtëpitë e tyre, pasi qe rreziku ende nuk ka kaluar, andaj kërkojmë mirëkuptim nga ana e tyre”, thuhet në komunikatën e Policisë.
“Apelojmë të të gjithë qytetaret të cilët frekuentojnë zonat malore të rajonit të Pejës, e ne veçanti Bjeshkët e Nemuna që maksimalisht të jen te kujdesshëm dhe të përmbahen çdo sendi që mund të aktivizoji zjarre gjatë përdorimit si (shkrepsa, cigare, grilla, zjarre në natyrë etj.)”, thuhet tutje.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë PK-së për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të zjarr vënieve.