Banorët në Oksford, në Mbretërinë e Bashkuar, mbetën të tronditur kur një top zjarri misterioz shpërtheu në qiell pas një shpërthimi masiv.
Policët thanë se shpërthimi misterioz u shkaktua nga një goditje rrufeje në një fabrikë mbeturinash.
Rrufeja ndezi kontejnerët e gazit dhe shkaktoi një zhurmë të madhe e cila bëri që qielli të “pulsonte” nga flakët dhe tymrat këtë mbrëmje, raporton The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Policët konfirmuan se askush nuk u lëndua nga zjarri në Yarnton, por paralajmëruan se A40 ishte mbyllur.
Vendasve po ashtu iu kërkua gjithashtu të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mbyllin dritaret dhe dyert pas kaosit të zjarrit.


