Lajme

Zjarri në një fabrikë farmaceutike në Indi vret 15 punëtorë, 40 të tjerë lëndohen

08/22/2024 08:45
nga:G B

Një shpërthim i madh shkaktoi zjarr në një fabrikë farmaceutike në Indinë jugore, duke vrarë të paktën 15 punëtorë, tha policia të enjten.

40 persona të tjerë u lënduan dhe u shtruan në spital, tha oficeri i policisë M. Deepika, duke shtuar se disa prej tyre ishin në gjendje kritike, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Agjencia e lajmeve Press Trust of India raportoi skena shqetësuese me lëkurën e disa punëtorëve që zhvisheshin.