Lajme

Zjarri në një depo në Gjakovë, nuk ka të lënduar

01/08/2026 17:18
nga:Genita C

Depo e një biznesi në Gjakovë ka marrë flakë, por që deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta ka konfirmuar se janë evakuaar punëtorët.

Ai ka njoftuar se njësia emergjente, zyrtarët policor dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Graishta ka thënë se kanë pranuar mbështetje shtesë edhe nga njësitë e zjarrfikësve të Deçanit.

Sipas tij, prokurori kujdestar është i informuar për rastin, ndërkaq për detajet e tjera Policia e Kosovës do të dal me një njoftim zyrtar.