Lajme

Zjarri në ndërtesën në Prishtinë, disa banorë kërkojnë ndihmë mjekësore

12/28/2023 15:28
nga:N K

Sot rreth orës 12:05 Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë ka marrë informatën nga Policia e Kosovës se në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, objekti “Famis ” blloku-B1, hyrja1 janë kapluar nga zjarri kati 5,6 dhe 7.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi për teve1.info tha se me të dalë në vendin e ngjarjes është parë se zjarri ishte në hyrje pikërisht te njehësorët e rrymës.

“Ku reagimi ka qen i menjehershëm me te gjitha kapacitetet. Mbasi kemi mbërri aty kemi parë se zjarri ishte ne hyrje pikerisht te njehsoret e rrymes te cilet ishin ne flakë dhe tym, ku edhe kishte shkaktuar panik tek qytetaret te cilet kishin provuar edhe me ane te çarçafeve te zbritnin poshtë nga kati parë dhe i dytë”, tha ai.

Sipas tij, është intervenuar menjëherë në fikjen e zjarrit dhe evakuimin e qytetarëve të cilët siç tha ai, ishin ende në gjendje paniku nga zjarri i shkaktuar.

“Gjatë gjithë kesaj ngjarje ne kemi evakuar me dhjetra qytetarë te moshuar, femijë, dhe persona qe kan kerkuar trajtim me oksigjen. Si dhe kemi nxjerrë një person nga Ashensori i cili kishte mbetur i bllokuar ne hyrje tjeter per shkak te nderprerjes se rrymë qe kemi kerkuar ne”.

Derisa theksoi se në bazë të informatave nga ndihma e parë një grua ka pësuar lëndime në krah të thyer dhe pesë persona të tjerë kanë marrë ndihmën e parë si pasojë e tymit.

Sipas informates qe kemi marrë nga ndihma e parë nje grua ka pësuar lëndime ne krahë te thyer. Dhe 5 te tjerë kan marrë ndihmën e parë si pasojë e tymit dhe gazrave qe ishte shkaktuar nga zjarri i shumë kabllove elektrike”, shtoi ai.