Lajme

Zjarri në Lushnje: Personat e bllokuar brenda objektit janë shpëtuar, banorët e afiksuar janë jashtë rrezikut për jetë

12/25/2023 19:14
nga:Genita C

Janë shpëtuar të gjithë personat që mbetën të bllokuar si pasojë e një zjarri në qendrën tregtare në Lushnje.

Ndërsa ata që janë dërguar në spital, janë jashtë rrezikut për jetë, bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu e cila ka vizituar qytetarët e asfiksuar nga ky zjarr, raporton ABC News.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se struktura shtetërore reagoi në kohë në lidhje me zjarrin e rënë.

Ai tha se u desh edhe ndërhyrja e RENEA-s për të evakuar banorët që kishin mbetur në pallatin ku ndodhet qendra tregtare.

Balla shtoi se do të kryhet hetim i plotë për të gjetur shkakun e zjarrit, teksa nënvizoi se forcave zjarrfikësve të qarkut të Fierit, do t’i shtohen edhe dy automjete të tjera.