Lajme

Zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore- Deklarohet babai i Astrit Deharit!

1 vitë më parë
nga:Y I

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë është përfshirë nga zjarri, ku sipas Policisë janë djegur dy zyre.

Ndërsa edhe sipas ekipit të zjarrfikësve që ishin në vendin e ngjarjes u tha se janë djegur dokumente.

Deri më tani nuk dihet rëndësia e atyre dokumenteve të djegura, por që nga Partia Demokratike e Kosovës kanë hedhur dyshime se, ngjarja e sotme në IML mund të jetë e ndërlidhur me marrjen në pyetje të ministres, Albulena Haxhiu, nga Prokuroria Speciale.

Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi, në një postim në Facebook ka thënë se sa më shpejtë duhet të dalin informatat nëse nga zjarri janë djegur prova të rëndësishme.

Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari, është deklaruar nëse janë apo jo të sigurta provat e rastit, pas djegies së Institutit.

Ndërsa ai është shprehur se nuk e din dhe vetëm ka parë në media atë që ka ndodhur.

“Nuk e di, nuk kam informata, kam parë vetëm atë që ka ndodhur në medie”, ka thënë ai për Lajmi.net.

I pyetur nëse ka biseduar me avokatin e familjes për tu interesuar lidhur me këtë çështje, Avni Dehari, babi i Astrit Deharit, tha se nuk ka kontaktuar me të deri më tash.

“Jo, s’kam kontaktu me avokatin, jam edhe duke udhëtu, jo s’kam bisedu me të”, u shpreh ai.