Lajme

Zjarri në Graçanicë përfshin katër shtëpi, policia jep detaje

06/24/2021 09:21
nga:Q R

Një shpërthim zjarri ka ndodhur rreth orës 7:30 në Graçanicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Pas marrës së informatës policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe ekipet e zjarrfikësve. Në informatat e para nga vendi ngjarjes janë ngritur dyshimet se zjarri ka filluar në një objekt përcjellës të një shtëpie për tu shpërndarë me pas në katër objekte.

Nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe ekipet e zjarrfikësve.

Nga informatat e para në vendin e ngjarjes janë ngritur dyshimet se zjarri ka filluar në një objekt përcjellës të një shtëpie për tu shpërndarë më pas në katër objekte.

Aktualisht përqendrimi është në lokalizimin e zjarrit në mënyrë që të shmangen pasojat e përhapjes së tij më tej dhe evakuimin e banorëve përreth.

Ndërkohë që janë ftuar edhe ekipe të tjera mbështetëse për fikjen e zjarrit, hetuesit e policisë për hetimin e rasteve të tilla të përkrahur edhe nga njësi të tjera për të menaxhuar me situatën, janë në vend ngjarjes të përqendruar.

Nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale.”

Albulena Haxhiu: Në emër të Kosovës, Shqipëria mund të padisë Serbinë për gjenocid