Lajme

Zjarri në fabrikën e mishit “Apetit Group”, Policia jep detaje

12/18/2024 09:29
nga:N K

Mëngjesim e sotëm, fabrika e mishit “Apetit Group” në fshatin Babimovc është përfshirë nga zjarri.

Këtë incidet e ka konfirmaur për GazetaBlic, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti theksoi se nga ky incident është shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Babimovc. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Për detaje të tjera njoftoheni me kohë”, ka deklaruar Ahmeti.