Lajme

Zjarrfikësit dhe Shoqata për Kërkim-Shpëtim evakuojnë banorët nga vërshimet në Lagjen e Boshnjakëve

01/08/2026 22:41
nga:Y I

Për shkak të kushteve të rënda atmosferike dhe vërshimeve të shkaktuara nga reshjet intensive të shiut, një familje është evakuuar sot nga lagjja e Boshnjakëve në Mitrovicë.

Në terren, siç shihet edhe në pamjet e dërguara në Klankosova Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, si dhe ekipe të Zjarrfikësve gjatë orëve të mbrëmjes po ndihmojnë në evakuimin e banorëve të bllokuar nga uji i madh që ka përfshirë këtë zonë.

Ata po përdorin barka për të nxjerrë në siguri banorët që kishin mbetur të izoluar si pasojë e vërshimeve.