Lajme

Zjarret në Turqi u marrin jetën pesë personave

06/21/2024 10:26
nga:N K

Zjarret në Turqinë juglindore kanë marrë jetën e pesë personave dhe kanë lënduar mbi 40 të tjerë, sipas ministrit të Shëndetësisë së vendit.

“Pesë persona vdiqën dhe 44 u plagosën, 10 rëndë, kur zjarri përfshiu dy zona midis qyteteve Dijarbakir dhe Mardin”, postoi në X ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Koca shprehu ngushëllimet e tij për viktimat nga zjarret.

“Fatkeqësisht tre qytetarë të zonës së Dijarbakirit dhe dy në zonën e Mardinit humbën jetën”, tha ai, duke shtuar se ekipet e urgjencës së bashku me 35 ambulanca janë dërguar për t’u marrë me situatën.