Autoritetet në Hawaii kanë publikuar emrat e 388 personave që mbeten të pagjetur, dy javë pas zjarreve shkatërruese në Maui, raporton BBC.
Zyrtarët duan që çdo të mbijetuar në listë të dalë përpara, në mënyrë që numri i personave të zhdukur të reduktohet.
Ekipet e kërkimit janë ende duke kontrolluar mbetjet e djegura të qytetit historik Lahaina dhe zonave të tjera.
Numri zyrtar i të vdekurve nga zjarret është 115.
Zjarret shkatërruese u përhapën më 8 gusht dhe shpërthyen në qytetin buzë oqeanit Lahaina, ku jetojnë 12,000 njerëz.
Në një deklaratë të enjten, shefi i policisë në Maui, John Pellettier, tha se emrat u publikuan në një përpjekje për të kufizuar se kush mbetet i pagjetur.


