Lajme

Zjarret në Kosovë, Policia njofton për rastet e fundit

09/03/2021 11:36
nga:M K

Pak javë më parë disa nga vendet e Kosovës u përfshinë në zjarr, kështu duke shkaktuar dëme në shumë toka.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në komunën e Kamenicës është raportuar zjarrvënie në katër fshatra të kësaj komune.

Në fshatrat Shipanicë e poshtme, Kollolec, Dajkoc, dhe Muçivërc  është raportuar për ndezje zjarri, ku pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri është shuar, por më pas është përhapur duke u zgjeruar dhe duke përfshirë sipërfaqe rreth 10 hektarë.

Kjo zjarrëvënie ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme rreth orës 16:00.

Kurse një incident zjarri është raportuar edhe në Viti, në fshatin Budrigë të kësaj komune, ku zjarri ka përfshirë dy stalla të shtazëve.

Siç bënë të ditur policia, njësitet përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes duke shuar zjarrin.

Polica bënë të ditur se si pasojë e zjarrit, dëmet janë të konsiderueshme.

Ky incident zjarri ka ndodhur gjatë pasdites të së mërkurës rreth orës 14:30.