Lajme

Zjarret mbërthejnë Portugalinë, 5 viktima dhe 182 të plagosur

09/20/2024 19:51
nga:Y I

Ndërsa Italia është përfshirë nga përmbytjet dhe stuhitë, një tjetër vend europian është mbërthyer nga zjarret që nga 15 shtatori.

Bëhet fjalë për Portugalinë ku janë regjistruar 5 viktima dhe 182 të plagosur, ndërsa sipërfaqja e tokës së shkatërruar nga zjarret vlerësohet të jetë mbi 122,000 hektarë.

Rreth 83% e tokës ndodhet në veri dhe në qendër të vendit dhe sipas Institutit Portugez të Ruajtjes së Natyrës dhe Pyjeve, 60% e tokës së djegur ishte pyll, 29% e saj shkurret dhe 11% tokë bujqësore.

Qeveria portugeze dekretoi një ditë zie kombëtare të premten për të nderuar viktimat e zjarreve, mëson A2.

Portugalia është ndër vendet evropiane më të goditura nga zjarret në vitet e fundit. Ekspertët pohojnë se fatkeqësia e fundit është shkaktuar nga një kombinim i erërave të forta, ndryshimeve klimatike që sjellin temperatura më të larta se zakonisht në fund të verës (mbi 30ºC) dhe lagështisë shumë.

Ata gjithashtu paralajmërojnë se mungesa e biodiversitetit në pyjet portugeze dhe një shpopullim në rritje i këtyre zonave janë faktorët më të mëdhenj që kontribuojnë në zjarret ekstreme.