Lajme

Zjarret dalin jashtë kontrollit në Shëngjin, rrezikohen resortet, banorët evakuohen

07/30/2024 14:53
nga:Y I

Në zonën e Lezhës duket se situata me zjarret është jashtë kontrollit.

Gazetarja Sara Demushi e cila po ndjek nga terreni gjithë situatën tha se është dashur ndërhyrja e disa automjeteve zjarrfikëse për të bërë neutralizimin e flakëve.

Ajo tha se e gjithë puna është fokusuar në zonën e Ranës së Hedhun. Gazetarja ka raportuare herë pas here në zonë ka edhe shpërthime dhe mediave u është kërkuar të kenë kujdes, pasi bëhet fjalë për një zonë ish-ushtarake.

Ndërkohë që gazetarja vijon me raportimin, ajo tregoi se nga flakët rrezikohej një prej hoteleve. Gjithashtu ajo tregoi se banorëve u është kërkuar evakuimi.