Lajme

Zjarre në Slloveni, zjarrfikësit të rraskapitur duke i mbrojtur banorët ditë e natë

07/24/2022 18:01
nga:Q R

Edhe Sllovenia është përfshirë nga flakët. Ka ditë që një zjarr i madh e ka mbërthyer vendin.

Zjarrfikësit po i mbrojnë fshatrat nga zjarri ditë e natë dhe disa banorë janë evakuuar, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.

Në Facebook janë publikuar foto të zjarrfikësve të rraskapitur që po bëjnë përpjekje mbinjerëzore në luftën kundër zjarrit.