Lajme

Zjarre mbrëmë pati edhe në Novobërdë, përfshiu sipërfaqe të konsiderueshme të malit dhe fushës

03/16/2025 11:30
nga:G B

Gjatë ditës së djeshme dhe natës së mbrëmshme janë raportuar dy zjarre në Novobërdë, më saktë në fshatin Makresh dhe në Bushincë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se në të dy këto lokacione zjarri ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme të malit dhe fushës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe aktualisht janë në përpjekje për lokalizimin e zjarrit në mes të fshatrave Bushincë dhe Reqan. Për momentin raportohen vetëm dëme materiale”, tha Hashani.

Tutje,  Policia e Kosovës apelon të gjithë qytetarët që në asnjë formë mos të ndezin zjarre në sipërfaqe të hapura.