Lajme

Zjarr në Rahovec: Dyshohet se një person ia vuri flakën autoambulancës

12/21/2025 16:41
nga:Y I

Një incident me zjarr ka ndodhur në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ku një autoambulancë është përfshirë nga flakët.

Sipas informacioneve të Klankosova dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe të ketë qenë shkaktuar nga një person.

Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar nga Policia në lidhje me ngjarjen.