Një rast i zjarrit është raportuar në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Muharrem Fejza”.
Për incidentin detaje ka dhënë komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi.
“Në ora 05:27, është pranuar një informatë për zjarr në banesë në rrugën “Muharrem Fejza”. Menjëherë ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes. Ishin duke u djegur mbeturina në vend të ashensorit dhe ishte liruar tym nga banesa. Për shkak të tymit ishte krjiuar panik te banorët”, deklaroi ai.
“Ekipet e kanë shkuar zjarrin dhe është bërë ventilimi i hapësirë. Nuk ka pasur zjarr në banesë, por zjarri ishte në mbeturina në vend të ashensorit”, theksoi Gashi.


