Lajme

Zjarr në portin rus Yeysk, qëllohet nga Ukraina? (VIDEO)

08/10/2022 11:25
nga:Astrit Gashi

Një zjarr i madh shpërtheu sot në portin rus të Yeysk në Detin Azov, pranë kufirit ruso-ukrainas.

Yeisk ndodhet përballë qytetit të Mariupolit të pushtuar nga Rusia, i cili u sulmua rëndë në fillim të agresionit rus në Ukrainë.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale mund të shihet tymi i dendur duke u ngritur mbi qytet.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi se zjarri shpërtheu në një depo prej 550 metrash katrorë. Shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje dhe nuk ka viktima, raporton TASS.

Autoritetet lokale dhe rajonale nuk kanë bërë asnjë koment zyrtar.