Lajme

Zjarr në një objekt në Prishtinë

01/08/2026 15:05
nga:Y I

Një incident i zjarrit ka ndodhur sot në një objekt në Prishtinë.

Lidhur me rastin detaje për Klankosova ka dhënë Malë Gashi, komandant i Zjarrfikësve në Prishtinë.

Gashi tha se nuk ka informata për persona të lënduar.

Ai theksoi se intervenimi ishte i menjëhershëm duke fikur zjarrin për një kohë të shpejt.

“Sot, në ora 12:24, është pranuar informatë për zjarr në depo të ish objektit UNION. Ekipet menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ishin duke u djegur kabllo dhe siguresa të rrymës në depon e objektit. Ekipet e kanë shuar zjarrin për një kohë të shpejt. Është ventiluar hapësira pasi që ishte krijuar tym”, deklaroi Gashi.