Lajme

Zjarr në një deponi mbeturinash në rrugën Dragash-Zhur

08/10/2021 21:56
nga:M K

Një zjarr i madh ka kapluar një pjesë të pyllit në rrugën Prizren – Dragash.

Zjarri është përhapur me shpejtësi në një territor të gjerë.

Në vendin e ngjarjes, në momentin e raportimit ka qenë vetëm një veturë e Policisë së Kosovës.

Në afërsi të kësaj vatre zjarri është edhe një deponi e mbeturinave që shpesh herë ka qenë problematike.

Rruga Prizren-Dragash është mjaftë e frekuentuar dhe lidhja e vetme e qytetarëve të Dragashit me pjesën tjetër të Kosovës.